NATO: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana thotë se NATO mbështet përpjekjet e të dyja palëve dhe se tani është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai thotë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“NATO-ja mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequr nga BE-ja. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter. /Klankosova.tv