ShowBiz Naser Berisha rikthehet me një album të ri muzikor

Naser Berisha rikthehet me një album të ri muzikor

Këngëtari i mirënjohur, Naser Berisha është rikthyer me projekte të reja muzikore.

Artisti së fundmi ka lansuar albumin e ri muzikor bashkangjitur me një klip për njërën nga këngët.

Albumi mban titullin “Epikë” dhe është i katërt me radhë në karrierë, i cili është publikuar 16 vite pas albumit të tij të tretë.

 

Në album janë të përfshira gjithsej tetë këngë ndërsa janë përfshirë edhe dy këngët e njohura të artistët të lansuara vite më parë “Do të doja” dhe “A më kujton” që vijnë në një version akustik.

Albumi i ri i këngëtarit bashkë me klipin tashmë gjenden në kanalin e tij zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat.

Kujtojmë që projekti i fundit i Naserit është “Bredhi në kohë” që u lansua në tetor të vitit 2021 dhe është gjithashtu pjesë e albumit.