NASA mbyll me sukses misionin e radhës në hënë

Prova e motorëve të një rakete transportuese të ndërtuar nga Boeing për misionet “Artemis”, të cilat synojnë rikthimin e astronautëve amerikanë në hënë nga viti 2024, u kurorëzua me sukses.

Të katër motorët RS-25 u vunë në punë për tetë minuta gjatë provës, duke mbushur zonën përreth dhe qiellin me re tymi të bardhë.

Pas përfundimit të provës,punonjësit e Agjencisë Hapësinore të SHBA po duartrokisnin në një video që u transmetua drejtpërdrejt, ndërsa disa kompani të hapësirës ajrore uruan publikisht NASA-n për suksesin e radhës.

Sidoqoftë, programi SLS duhej të ishte realizuar 3 vite më përpara dhe buxheti i tij ka tejkaluar vlerësimet fillestare duke kapur shifrën në 3 miliardë dollarë. Presidenti Joe Biden ka zgjedhur ish-senatorin demokrat dhe astronautin Bill Nelson për të qenë në krye të NASA-s.

Kjo është një fitore e madhe për Boeing, pas pengesave të shumta. Boeing ka humbur konkursin e kapsulës së anijes Starliner për transportin e astronautit të parë nga territori i SHBA-së në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në gati një dekadë.

Konkursi u fitua nga SpaceX i Elon Musk.

Blue Origin e Jeff Bezos gjithashtu mori pjesë në garë, duke dashur të realizojë misionin e parë hapësinor.