Nardi Etemi u zgjodh kryetar i forumit rinor të Lëvizjes Besa në Tetovë

Nardi Etemi u zgjodh kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA  në Tetovë.

Ai mori përkrahjen unanime në konventën themeluese të degës rajonale në Tetovë, ku u zgjodh edhe kuvendi i rinisë së Tetovës me rrethinë.

Ajo që bie në sy ishte pjesëmarrja masovike e rinisë. Në këtë konventë përcolli mesazhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ku bëri thirrje për unitet dhe ftesë për të gjithë të rinjtë për të bërë ndryshimin dhe fitoren në zgjedhjet e radhës.(INA)