Napoli gati ta shes Osimhen, i vendos çmimin e largimit

Victor Osimhen është padyshim lojtari kryesor i Napolit këtë edicion.

Sulmuesi nigerian ka shkëlqyer këtë edicion ku në 15 ndeshje zyrtare në Serie A ka shënuar 13 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Falë golave të Osimhen, Napoli ka marshuar në Serie A dhe është duke shkuar drejt titullit kampion.

Napoli është gati ta shes yllin e tyre më të madh vetëm nëse arrijnë të shpallen kampion dhe vjen oferta e duhur.

Gazeta italian Il Messaggero ka raportuar se drejtuesit e klubit italian kanë vendosur që nëse vije një ofertë prej 150 milionë euro për nigerianin, atëherë do ta lënë të lirë të largohet.

Skuadrat angleze si Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim për lojtarin, por ai pëlqehet edhe nga Bayern Munich e PSG.

Për Osimhen gjiganti italian kishte oferta edhe në verën e vitit të kaluar, por i refuzoi të gjitha ato pasi qëllimi ishte që të luftonin për titull të kampionit.