Nagelsmann rezulton pozitiv me COVID-19

Bayern Munich përmes një komunikate zyrtare bëri me dije që tekniku gjerman ka dalë pozitiv, pavarësisht që është vaksinuar me dy dozat, transmeton lajmi.net.

“Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich, testoi pozitiv me koronavirus, pavarësisht që ishte plotësisht i vaksinuar. Ai do rikthehet në Munich i ndarë nga skuadra dhe pastaj do izolohet aty”, shkruhet në komunikatë.

 

Kështu, tani Nagelsmann nuk do drejtojë skuadrën gjermane në ndeshjet ndaj Hoffenheim dhe ndoshta edhe ndaj Union Berlin.