Nagelsmann jep shenja pozitive, Manuel Neuer pritet të rikthehet ndaj RB Salzburg

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, tha se Manuel Neuer do të rikthehet në ndeshjen ndaj Salzburgut.

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer do rikthehet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Salzburg, sipas Julian Nagelsmann.

Ai ka qenë jashtë fushës që nga fitorja e Bayern Munich ndaj RB Leipzig në fillim të muajit shkurt.

Pas një operacioni në gjurin e tij, ai qëndroi jashtë fushave të blerta katër deri në gjashtë javë.

Sipas raportimeve ai pritej të mungojë në dy ndeshjet që ‘Bavarezët’ do zhvillonin në Ligën e Kampionëve, por rikuperimi i tij ishte më i shpejtë.

Rikthimi i tij do të jetë mjaft i rëndësishëm, pas barazimit në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ës në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës austriake RB Salzburg.