Futbollisti, Naby Keita është duke punuar me agjentët e tij për ta gjetur një skuadër të re.
Pas largimit nga Liverpooli, Keita tani është “lojtar i lirë” dhe po shikon ofertat që ka në tavolinë, shkruan Lajmi.net
Siç raporton Sky Sport, mesfushori 28-vjeçar dëshiron kthimin në Bundesliga dhe tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Werder Bremen.
Keita ishte transferuar te Liverpooli gjatë vitit 2018 me shifër rekrod prej 60 milionë euro nga RB Leipzig, por nuk doli transferim i qëlluar nga Jurgen Klopp.
Vlera e tij tashmë ka rënë në 17 milionë euro, por te Werder Bremen mund ta ketë hapësirën e nevojshme./Lajmi.net/