Na zhgënjeu Ali Ameti, e premtoi Lazim Destanin, e solli Naser Zyberin

Të ishte kandiduar Lazim Destani, do të votoja pa dyshim! Do të besoja se kryeministri do të bëhet shqiptar. Por Ali Ameti na zhgënjeu. Na e premtoi Lazim Destanin, na e solli Naser Ziberin. Si ju kujtua ky kandidat? Mos keqkuptohemi, Naser Ziberi do të ishte shumë i mirë për ministër për punë sociale. Por për kryeministër nuk ka kapacite. Për këtë post shqiptarëve u duhet profil tjetër. Siç është për shembull profili i Lazim Destanit, njeri i suksesshëm në pesë kontinente.

Unë jam më i ri dhe nuk mbaj mend vitet e 90-ta. Por historia shkruan edhe për atë periudhë. Mendoj se Naser Ziberi para se të dalë kandidat, është dashur të tregohet i sinqertë. Është dashur të kërkojë falje para shqiptarëve për ngjarjet e përgjakshme që kanë ndodhur kur ai ka qenë ministër dhe deputet. Gabon nëse mendon ka kaluar shumë kohë dhe shqiptarët kanë harruar. Most a dëgjoijë as Artan Grubin as Bujar Osmanin, sepse e mësojnë mbrapsht. Ata na e prishën partinë, do e prishin edhe Naser Ziberin si kandidat.

(Autori është aktivist dhe anëtar i BDI-së nga Tetova)