“Na ke lodhë…”, Krenari i ankohet publikisht Luanës

Luana Vjollca javët e fundit është duke punuar intenzivisht për emisionin e saj të ri.

Së fundi, ajo ishte në Prishtinë për të punuar rreth projektit të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Ajo publikoi një fotografi, të cilën e kishte shkrepur në studion e Çekiç, ndërsa nuk munguan komentet e shumta të ndjekësve.

Mes tyre ishte edhe një koment i partnerit të saj, Krenar Çoçajt, i cili i shkruan “Na ke lodh pune pune qu shko naj pushim mo..’’.