Vuçiç dekreton zgjedhjet parlamentare më 26 prill

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dekretoi sot zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen më 26 prill.

Ndërkohë, në të njëjtën datë do të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale, sipas dekretit të nënshkruar sot në mëngjes nga kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviç.