Myslimanët e Ukrainës ftojnë Botën Muslimane që t’i mbështesë refugjatët

Familjet myslimane në Ukraninë po përpiqen të ndihmojnë njëra-tjetrën me të gjitha mjetet e mundshme, me qëllim që të zvogëlojnë sa më shumë tragjendinë e luftës dhe refugjatët me të cilën aktualisht po përballen, pasiqë kohë më parë Rusia filloi invazionin ushtarak ndaj Ukrainës. Në një deklaratë ekskluzive për Agjencinë e lajmeve “Sanad” për ndjekjen dhe verifikimin e lajmeve të rrjetit televiziv ndërkombëtarë “Al Jazeera”, Siran Arifov kryetar i Bashkësisë Islame në Ukrainë i bëri thirrje Botës myslimane që t’i mbështesë refugjatët në Ukrainë me të gjitha mjetet e mundshme. Kur bëhet fjalë për familjet myslimanë në Ukrainë të goditur nga lufta, Arifov deklaron: “Shumica e familjave myslimane në Ukrainë janë të goditura nga lufta ruse kundër Ukrainës, sepse këto familje kryesisht janë të vendosura në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës, pikërisht aty ku sot po zhvillohet luftë e ashpër” Arifov vlerëson se rreth 10 mije familje myslimane janë të goditur nga lufta, duke sqaruar se këto familje ose janë të përfshira në luftë ose kanë ikur refugjatë. Disa prej tyre e kanë kaluar kufirin, kurse një pjesë e tyre kanë mbetur ne shtëpi edhe krahas rrezikut nga lufta”. Lidhur me atë nëse refugjatët po përballen me racizëm, zoti Arifov e ka demantuar një gjë të tillë, duke shtuar se “autoritetet ukrainase nuk kryejnë diskriminim”. Lajm agjencie: “Sanad”/Al Jazeera