Faqa zyrtare e klubit kroat, Slaven Belupo, ka dal me një njoftim se sulmuesi i tyre Muzafer Ejupi do të pensionohet nga fubolli. Futbollisti shkupjan me këto fjalë e sqaron vendimin e tij:
“Fizikisht dhe psikikisht jam i lodhur. Problemet shëndetësore nëpër të cilat kalova dhe po kalojë kanë lënë gjurmë tek unë. Edhe pse, faleminderit Zotit, gjithcka është nën kontroll, nuk është e mjaftueshme që në stërvitje dhe në ndeshje të jem në nivelin që isha më herët.
Gjashtë muaj jam në klub, kam dhënë gjithcka nga vetja, atomin e fundit të forcës, megjithatë nuk shkonte. Shëndeti është dicka që duhet më së shumti ta vlerësojmë kështu që ndjeva momentin që duhet të përshëndetem nga futbolli”.
Megjithë fundin e tij të parakohshëm, Ejupi mund të jetë krenar për karrierën e tij. Edhe pse jeta është e trazuar, kujtimet nga ditët e futbollit gjithmonë do të sjellin një buzëqeshje në fytyrën e tij.
Ejupi për Slaven Belupon luajti në 70 ndeshje, duke shënuar 25 gola.
Gjatë karrierës së tij, Ejupi ka luajtur edhe për skuadrat si: Vardar, Shkëndija, Metalurg, Turnovo, Skënderbeu, Osijek, Songhla, Kartalspor./Gazeta Lajm/