Mustafi me postim për largimin e Ozilit nga Arsenali: Nuk ishim atëherë kur kishe nevojë për ne, vëlla

Shkodran Mustafi është deklaruar rreth largimit të Mesut Ozilit në drejtim të Fenerbahces.

Mesfushori turko-gjerman u larguar nga Arsenali, pasi nuk kishte asnjë minutë loje që nga fillimi i vitit të kaluar.
Kështu, Ozil arriti marrëveshje me Fenerbahcen, e Mustafi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Vëlla, ti ke qenë lojtari më jo egoist brenda dhe jashtë fushës, me të cilin kam ndarë dhomën e zhveshjes. Ju do të mbaheni mend gjithmonë si #AssistKing”.

“Fatkeqësisht ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje t’ju ndihmojmë kur ju kishit më shumë nevojë për ne. Gjitha të mirat”, ka shkruar Mustafi.

Ky postim i mbrojtësit shqiptar ka acaruar paksa tifozët e Arsenalit që e kanë kërcënuar ehde atë me largim nga klubi.