VMRO-DPMNE: Zaev po kërkon alibi për të shtyer zgjedhjet

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka theksuar se Zoran Zaev dhe partia e tij LSDM po kërkojnë alibi për të shtyer zgjedhjet, për shkak se do të përballen me humbje të thellë.

Sipas kësaj partie, LSDM po punon një skenarë për të shtyer zgjedhjet. “Për këto tre vite LSDM dhe Zoran Zaev kanë bërë grabitje të paparë të shtetit dhe të qytetarëve, kanë shitur interesat shtetërore dhe nacionale, ndërsa gjithë qeverisja e tyre është pasuar me skandale, reket, afera, etj”, thekson VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së, tentimi i parë për ti ikur zgjedhjeve ishte ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO dhe tani ligjet e dërguara në Kuvend, që sipas LSDM janë në interes të qytetarëve.