Mustafa Hajrullahi u zgjodh kryetar i Prokurorisë së Lartë Publike-Shkup

Këshilli për Prokurorë Publikë, në vazhdim të seancës së 70-të, sot unanimisht zgjodhi Mustafa Hajrullahin për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në fillim të seancës së sotme sqaroi se Hajrullahi është vlerësuar pozitivisht me 23 pikë.

Anëtari i Këshillit të PP, Arbër Isaku, bëri me dije se Hajrullahhu, i cili në katër vitet e fundit e ka kryer këtë funksion dhe ka treguar rezultate, dhe me zgjedhjen e tij, situata në sferën e Prokurorisë së Lartë Publike vetëm do të përmirësohet edhe më shumë.

Farik Arslani u zgjodh për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike të Gostivarit nga Këshilli i Prokurorisë Publike.

Në garë ishin tre kandidatë: Desa Paunovska (katër vota për, një kundër dhe tre abstenime), Dushica Dimitrievska (dy vota për, katër kundër dhe dy abstenime) dhe Farik Arslani (shtatë vota për dhe një abstenim).