​Musliu publikon dëshmi të ndikimit të Putinit në veri të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shërpndarë pamje ku shihet banda terroriste serbe “Ujqit e natës” në Rudar, afër Zveçanit.

Ai tha thënë se kjo dëshmon ndikimin rus në veri të vendit.

“A ka ndikim të Putinit në veri të Republikës së Kosovës te terroristët serbë?

Ja dëshmia!

“Ujqit e natës” në Rudar, afër Zveçanit!”, ka shkruar ai sipër videos.

Kujtojmë se bandat terroriste serbe kanë ngritur barrikada në veri të vendit dhe nuk po lejojnë qytetarët që të lëvizin lirshëm.

Hiq më pak se dje është raportuar se një grua ka vdekur për shkak të mos lejimit të saj nga bandat terroriste serbe që po qëndrojnë në këto barrikada që të shkojë në spitalin e Mitrovicës.