Del përmbajtja e kërcënimit për bombë në aeroportin e Shkupit

Shtetasit e Maqedonisë janë bashkëfajtorë në shkatërrimin e vendit tim. Prandaj sot u bashkuam me njerëzit tanë të njëmendimit dhe partinë politike për të bombarduar lokacionet e mëposhtme në Shkup, 8 bomba në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 5 bomba në Arenën Kombëtare “Toshe Proeski”, një bombë në ndërtesën e FFM-së, një bombë në QT “East Gate”, dy bomba në hotelin “Meriot” dhe një bombë në hotelin “Senigalia”, shkruan në letrën që sot në mëngjes është dërguar në adresën elektronike të aeroportit të Shkupit, tekst që tashmë po shpërndahet në rrjetet sociale.

“Ne mund ta bëjmë këtë çdo ditë, a e dëshironi këtë?” Sepse fundi nuk ju duket i mirë juve dhe fëmijëve tuaj, qytetarëve, njerëzve. Ose mund të vendosni që më në fund të merrni vendimin e duhur. Pezulloni sanksionet, muta”, thuhet në mesazhin kërcënues për bomba.