Musliu e Kadriu i dërgojnë flamurin kombëtar Kurtit e Konjufcës ndërsa betoheshin

Një veprim interesant ka zgjuar vëmendje sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në momentin që deputetët jepnin betimin, ishte Albulena Haxhiu, ajo që vendosi një flamur kombëtar, por jo edhe Albin Kurti e Glauk Konjufca.

Megjithatë për t’u betuar Kurti e Konjufca para flamurit kombëtar, u kujdes deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriu dhe deputetja Ganimete Musliu e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të dyjat kanë marrë flamurin dhe kanë vendosur para Kurtit e Konjufcës.

Ndryshe nga kjo legjislaturë, deputetët e VV-së, në dy legjislaturat e kaluara në momentin e betimit si deputet kanë nxjerrw flamujt kombëtar, duke u betuar edhe para tyre.