Musa Xhaferi: Nuk jemi njoftuar për vendimin e partisë

Pas njoftimit nga BDI se janë vetëlarguar 5 anëtarë të Kryesisë Qëndrore të kësaj partir që janë, pjesë e Grupit të Zjarrit, nga ky grup thonë se nuk janë të njoftuar për diçka të tillë. Me statusin e partisë nuk parashihen vetëpërjashtime dhe se ky është mjerim për BDI-në thonë nga Grupi i Zjarrit.
“Ne mendimin tonë ndryshe e kemi artikuluar në mënyrë transparente para anëtarësisë dhe publikut! Ka fraksion – grupim joformal brenda BDI! Me statuts të partisë nuk parashihet “Vetëpërjashtimi”. Mjerim!”, ka deklaruar Musa Xhaferi, nga Grupi i Zjarrit.