Muriqi sërish i shënon gol bombë Real Madridit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i ka shënuar supergol me kokë Real Madridit, në minutën e 13-të.

Klubi i talentit kosovar, Mallorca, po ndeshet si vendase ndaj klubit madrilien, në La Liga.

Kjo është hera e dytë që Muriqi i shënon gol Realit, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe në një ndeshje të mëhershme, me po të njëjtin klub. /Klankosva.tv