Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi ka reaguar pas ndeshjes kundër Barcelonës, e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të La Ligas.
“Pirati” kosovar shënoi në barazimin 2:2 të Mallorcas në shtëpi kundër gjigantit katalunas, shkruan lajmi.net.
Muriqi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram është shprehur krenar me bashkëlojtarët.
“Krenar për ekipin dhe performancën tonë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të përmirësohemi!”, shkroi Muriqi.
Reprezentuesi i Kosovës shënoi golin e parë të ndeshjes vetëm pas tetë minutave lojë.
Me këtë pikë Mallorca është e 15-ta me gjashtë pikë, ndërkohë Barcelona është lidere me 17 pikë.