Muriqi gjakftohtë nga pika e bardhë i jep epërsinë Kosovës ndaj Qipros

Kosova ka kaluar në epërsi në duelin që po zhvillohet ndaj Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Pas një kombinimi të bukur mes Milot Rashicës dhe Donat Rrudhanit, ky i fundit me një depërtim fantastik arriti që ta fitojë penalltinë.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Vedat Muriqi i cili shënoi për 1-0 në minutën e tetë duke e çuar portierin në kahun e kundërt.

Shpresojmë që Kosova të vazhdojë me këtë ritëm dhe të ‘rrëmbej’ pikët e para në Ligën e Kombeve.