Sipas “Tuttomercatoweb”, Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë edhe për një vit në Milano, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja do të bëhet publike në ditët e ardhshme, pasi që palët janë dakorduar në parim dhe mungojnë vetëm detajet e fundit.
Lidhur me kontratën, dakordim ka pasur edhe për disa bonuse nëse arrihen objektiva të caktuar individual dhe ekipor.
Kujtojmë që marrëveshja e Ibras me Milanin skadon në fund të sezonit, por më herët edhe Paulo Maldini kishte deklaruar se ekziston një vullnet dy-palësh që të arrihet një marrëveshje e re.