Mungesa e ujit në Tetovë po rrit numrin e të infektuarve me Kovid 19

Nga ajo ditë kur sërish filloi restrikcioni i ujit, në Tetovë u rrit numri i të infektuarve nga Covid-19. Tetova edhe sot pa ujë, edhe përkundër rekomandimeve për higjienë të shtuar! Për të qenë kompatibile me fjalorin që përdoret në faqen zyrtare të komunës dhe nga autoritetet e saj, unë them se kështu u hyhet në hak qytetarëve, bëhet gjynah e mëkat, ndërsa ata që e bëjnë këtë janë munafik! (Arta Toçi)