Mungesa e furnizimit me gjëra elementare në Sudan po bëhet e vështirë

Miliona sudanezë thonë se shërbimet bazë në vend nuk po funksionojnë më, dhe se furnizimet thelbësore po ju mbarojnë.

Ata po bëjnë thirrje që të dyja palët të ndalojnë luftimet për hir të civilëve që përballen me rrezikun në rritje. Zyra humanitare e OKB-së ka thënë se mungesat e furnizimit rreth kryeqytetit sudanez po përkeqësoheshin dhe çmimet për mallrat bazë po rriteshin.

Karl Schembri, këshilltari rajonal i mediave për Afrikën Lindore dhe Jemenin në Këshillin Norvegjez të Refugjatëve, tha se njerëzit po përdorin masa të dëshpëruara për t’i shpëtuar konfliktit.

Ai i tha për Al Jazeera nga Nairobi se njerëzit po ecin dhjetëra kilometra në drejtime të ndryshme për t’i shpëtuar luftimeve në kryeqytet, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.