Kosova po përballet me një paradoks të çuditshëm. Biznese që kërkojnë punëtorë dhe punëtorë që nuk gjejnë punë.
Zgjidhja e vështirësive, në dikastereve të ndryshme ekonomike, varet shumë nga fuqia punëtore.
Përmes emisionit të ekonomisë “Praktik”, mund të kuptoni ndikimin e mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë si në prodhim, gastronomi, shërbim, ndërtim e lëmi të shumta të cilat po përballen me të njëjtin problem.
Pse po largohet fuqia punëtore nga Kosova?
A janë pagat arsyeja kryesore?
A ka dështuar sistemi arsimor për të përgatitur kuadro që i duhen tregut?
Cila është zgjidhja dhe çfarë duhet të bëjë shteti në koordinim me sektorin privat, për të ndaluar këtë trend të frikshëm për ekonominë e Kosovës?



