Deri në fund të vitit të kaluar, sipërmarrësit e huaj kanë krijuar mbi 1.23 milionë firma në Kinë, duke bërë 20.6 trilionë juanë investime. Ndërsa Kina ka nxitur zhvillimin ekonomik nëpërmjet shfrytëzimit të kapitaleve, teknologjisë së përparuar dhe praktikave menaxhuese. Të dhënat tregojnë se edhe investitorët e huaj kanë përfituar nga procesi i modernizimit të Kinës. Kështu vjet fitimet e sipërmarrjeve industriale të huaja ishin 1.2 pikë përqindjeje më të larta se të atyre kineze me të njëjtën përmasë.
Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, shpallja e “Planit të veprimit të stabilizimit të investimeve të huaja” jo vetëm favorizon modernizimin e Kinës, por edhe do të sjellë më shumë mundësi tregu e hapësira zhvillimi për investitorët e huaj, duke i ndihmuar ata të shmangin sfidat e rreziqet e jashtme dhe të realizojnë zhvillimin e përbashkët në tregun kinez.
Më specifikisht, përmbajtjet e këtij plani janë plotësisht të praktikueshme. Në bazë të 24 masave të shpallura vjet për të tërhequr investimet e huaja, në dokumentin e kësaj here paraqiten 20 masa të tjera në drejtim të hapjes së rregullt, ngritjes së nivelit të nxitjes së investimeve, forcimit të efektivitetit e kapacitetit të platformave të hapjes dhe shtimit të shërbimeve. Ndër to, ekspertët vunë në dukje se masat, si heqja e kufizimeve ndaj përdorimit të kredive të brendshme nga kompanitë me investime të huaja, inkurajimi i korporatave shumëkombëshe të themelojnë firma investimesh etj., kanë pasuruar format e investimeve të huaja, duke garantuar më mirë zhvillimin e tyre në Kinë, vijon komenti
Në një raport të publikuar ditët e fundit nga Dhoma Japoneze e Tregtisë në Kinë thuhet se 64 % e ndërmarrjeve japoneze janë “shumë të kënaqura” ose “të kënaqura” nga mjedisi i tanishëm i biznesit në Kinë dhe 58 % do të shtojnë ose do të ruajnë shkallën e investimeve në Kinë.
Në planin e veprimit qartësohet se masat e ndryshme duhet të zbatohen dhe të arrijnë rezultate konkrete para fundit të vitit 2025.