Muller për ndeshjen me Barcelonën: Do të jetë një përballje interesante

Thomas Muller është shprehur entuziast për ndeshjen e ardhshme që skuadra e tij do ta luajë ndaj Barcelonës.

Gjermani ndër të tjera tha se do të jetë një përballje e fortë, duke thënë se është gjithnjë kënaqësi të luash ndaj katalunasve.

“Mezi po e presim ndeshjen ndaj Barcelonës, jo për shkak të Lewandowskit, por është gjithnjë mirë të luash ndaj tyre. Marrë parasysh mënyrën se si ekipet e kanë filluar kampanjën në Champions League sivjet, pritet të jetë një top ndeshje”, përfundoi ai.

Të dyja skuadrat fituan bindshëm ndaj kundërshtarëve të grupit.