Muhamed Zeqiri do të marë një post të ri në ekzekutiv

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, nuk do të mbetet pa post, kanë thënë burime partiake në LSDM. Sipas tyre Zeqiri do të marrë një post të rëndësishëm në pushtetin ekzekutiv, ka thënë për PlusInfo një funksionar i lartë në LSDM.
Zeqri përmendej se do të jetë drejtor i ri në Fondin për shëndetësi, por në atë post ushtrues detyre u propozua Stevo Kërstevski.
“Muhamed Zeqiri është planifikuar për pozicion tjetër. Ai është nënkryetar i LSDM-së, kaloi një mandate në Kuvend. Tani do të marë post në pushtetin ekzekutiv”, ka trhënë ky funksionar i LSDM-së.
Për momentin nuk zbulohet se në cilin pozicion do të propozohet Zeqiri.