Muhamed Elmazi: Ish kryetari i Sarajit, Ilaz Veseli nga BDI i ka hangër 7000 euro bukë për 70 ditë

Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nxjerr në pah disa të dhëna, sipas të cilave ish kryetari i komunë së Sarajit, Iljaz Veseli, ka shpenzuar 7000 euro bukë për 70 ditë tek një lokal në Saraj.
“Nga data 25.07 deri më datën 13.10 ju keni qenë, ndoshta ju s’keni hangër, ka hëngër dikush, por ju e keni pranuar këtë faturë dhe kjo faturë i faturohet komunës së Sarajit si borxh”, tha Elmazi, duke thënë se mesatarisht janë shpenzuar nga 100 euro në ditë për bukë.