Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, raporton Klankosova.tv

Me 103 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e ratifikuan me sukses marrëveshjen – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve në botë.

Më 22 janar, është themeluar Bordi i Paqes gjatë një ceremonie të mbajtur në Davos të Zvicrës.

Bordi u lansua nga presidenti amerikan, si një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte ndër themelueset e Bordit të Paqes dhe e ka përkrahur plotësisht nismën e Trumpit.