Mucunski i VMRO-DPMNE: Shtyrja e regjistrimit është fitore, diaspora vetëm do të evidentohet

Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski theksoi se për TV Alfa është çështje kyçe mbajtja e regjistrimit kur do të ketë kushte, për të pasur një proces kredibil, përcjell Plusinfo.

“Kredibil do të jetë regjistrimi i popullsisë rezidente. Ajo që bëhet me diasporën është vetëm evidentim”, theksoi Mucunski.

Sipas tij, shtyrja e regjistrimit është fitore e qytetarëve dhe se pasi që panë se si ëstë situata dhe në çfarë kaosi është shteti kuptuan se pa dialog me partinë më të madhe nuk mund ti zgjidhin problemet.

“Shtyrja e regjistrimit është triumfim i qytetarëve. Ata dhanë përkrahje dhe dolën e firmosën më shumë se mbi 100 mijë qytetarë. Shtyrja nënkupton se nuk do të ketë probleme shtesë, për shkak se kemi një pasqyrë të keqe epidemiologjike”, theksoi për TV Alfa, Mucunski.