Muaji shkurt, por Xhuli nuk heziton të tregojë format trupore nga pishina e BBVK

Xhuliana Nura ka zgjedhur të shijojë motin gjatë ditës sotme duke shfrytëzuar pishinën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Çfarë ka rënë në sy janë format e theksuara të Xhulianës, e cila merret vazhdimisht me aktivitete fizike për të cilat jo rrallë herë ka nxitur edhe banorët e tjerë të BBVK të angazhohen me aktivitete brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka zhvilluar një bisedë me reperin Stresi, me të cilin mbrëmë kanë deklaruar se janë pajtuar dhe se do të respektojnë njëri-tjetrin, duke marrë parasysh debatet e ashpra që kanë pasur mes vete më herët.

Stresi është dëgjuar duke i thënë Xhulianës se duhet “të ketë kujdes”, teksa kjo e fundit ka deklaruar se po mundohet vetëm “ta motivojë”, duke mos përmendur emra se për cilin prej banorëve janë duke folur.

Kujtojmë se sot në Kosovë moti ka qenë më i nxehtë se gjatë javës së fundit, duke bërë që temperaturat të shkojnë deri në 17 gradë celcius. /Lajmi.net/