Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Rafis Aliti, i njohur si komandant “Msusi” në luftën e Ushtristë Çlirimtare Kombëtare, ka vizituar prindërit e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fshatin Brojë të Drenicës.
“Kishim nderin që t’i vizitojmë prindërit e Presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Brojë të Drenicës, ishte një takim shumë i ngrohët dhe mikëpritës, edhe pse në moshë, e me halle të pleqërisë.
Nëna e Presidentit na tha se Hashimi asnjëhere, kur është larguar nga shtëpija nuk ka treguar se ku po shkonte, edhe radhën e fundit kur u ndamë nuk na tregoi se ku po shkon, gjithësesi se mërzitemi për djalin, se padrejtësisht po mbahet në burg në Hagë, por jemi krenarë me djalin tonë se tërë jetën ja ka kushtuar çlirimit të Kosovës.
Gjithësesi edhe ne shokët e luftës, bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët jemi krenarë me z Hashim Thaçin”, ka shkruar në Rafis Aliti në Facebook.