MSH: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14.976 persona

Ministria e Shëndetësisë kë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 14.976 persona kundër Covid-19, përcjell SHENJA. Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se në vendin tonë janë aplikuar 145.043 vaksina në total, prej të cilëvee 24.851 janë imunizuar duke e marrë edhe dozën e dytë. Ndërkaq, numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 318.793. /SHENJA/