Carovska për protestën e së shtunës: Është e drejtë e garantuar!

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot ka komentuar paralajmërimet për protestën e ditës së shtunë.

Ka vlerësuar, se protesta është e drejtë e garantuar.

“Ato janë të drejta të garantuara. Ata i kanë dorëzuar kërkesat dhe ne ndaj këtyre kërkesave jemi përgjigjur. Ato kërkesa kanë qenë për barazinë gjinore, dhe ne për këto kemi të miratuara në ligje, ndërkaq kemi ratifikuar edhe konventa ndërkombëtare”, deklaroi Carovska, transmeton TV21.

Ndërkaq, për të shtunën janë paralajmëruar protesta në më shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, nga prindër të organizuar, të cilët kundërshtojnë futjen e librave digjitalë në procesin arsimor.