MSH: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 13.482 persona

Ministria e Shëndetësisë kë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 13.482 persona kundër Covid-19, përcjell SHENJA. Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se në vendin tonë janë aplikuar 203.324 vaksina, prej të cilave 26.415 paraqesin dozën e dytë. Ndërkaq, numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 346.431./SHENJA/