MPB: Orën policore e kanë shkelur 34 persona, 396 gjoba për mos-mbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 34 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 396 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.