MSH: Janë aplikuar 1.675.793 vaksina

Të Premten dhe të Shtunën janë aplikuar 5.611 doza të vaksinave, prej të cilave 2.387 si dozë e parë, 1.163 qytetarë janë rivaksinuar, kurse 2.061 kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Deri më 21 Nëntor gjithsejt janë vaksinuar 822.751 qytetarë, janë rivaksinuar – 789.905 kurse dozën e tretë e kanë marrë – 63.137 qytetarë.

Sipas MSH-së, 57% e qytetarëve mbi 40-vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Përfshirja e vaksinimit me një dozë e popullatës mbi 18 vjec është 58%, me dy doza janë përfshirë 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e popullsisë së përgjithshme është e vaksinuar, kurse 38% kanë marrë dy doza të vaksinave./KlanMacedonia/