MSH: Dje janë vaksinuar 12.590 qytetarë

MSH-ja njofton se vaksinimi në vend zhvillohet pa pengesa në të gjitha punktet e vendit. Deri tani, përmes ueb-platformës vakcinacija.mk numri I qytetarëve që kanë shfaqur interesim për t`u vaksinuar është 494.389 qytetarë.

Në punktet e vaksinimit në vend deri dje janë vaksinuar 400.235 qytetarë.

Dozën e parë e kanë pranuar 9.377 qytetarë, kurse dje janë vaksinuar 12.590 qytetarë.

Në vend janë aplikuar gjithsejt 640.886 vaksina, kurse janë rivaksinuar 240.651 qytetarë.

Me shifrat e fundit, 54% e popullatës mbi 70 vjec, 52% e moshës mbi 65 vjec dhe 47% e atyre mbi 60 vjec, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. /KlanMacedonia