Mposhti koronavirusin, Janullatos rikthehet në Shqipëri

Pas më shumë se një muaji qëndrim në Greqi, Kryepeshkopi Janullatos është rikthyer në Shqipëri. Ai është pritur me lule nga fëmijët dhe njerëzit e Kishës. Janullatos u largua për në Greqi me një avion ushtarak në 11 nëntor si pasojë e gjendjes së rënduar, pasi u infektua me koronavirus.

Por pas trajtimit të specializuar në Greqi, në një spital në Athinë, Janullatos arriti që të fitonte luftën me sëmundjen duke u rikthyer në Shqipëri në gjendje të mirë shëndetësore. Pak ditë më parë ai foli për mediat greke duke rrëfyer momentet e vështira që kaloi si pasojë e koronavirusit./Abcnews.al