Gjendet i vdekur shkencëtari rus që punonte për një vaksinë kundër Co vid

Një shkencëtar i lartë rus, i cili po punonte me Universitetin e Edinburgut për një vaksinë anti Covid-19 është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.

Biologu Alexander Kagansky, 45 vjeç, i njohur për punën e tij në luftën kundër kancerit, u raportua se kishte rënë nga kati i 14 i një ndërtese, i veshur vetëm me të brendshme.

Sipas Moskovsky Komsomolets, viktima gjithashtu kishte një plagë me thikë në trupin e tij.

Lajmi vjen ndërsa shtatë pacientë rusë me koronavirus u vetëhodhën nga dritaret e spitalit në fillim të këtij viti

Komiteti Rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vrasje dhe një 45 vjeçar është ndaluar tashmë nga policia./

Dr Kagansky – një profesor asistent në Vladivostok – kishte punuar në Edinburg për 13 vjet deri në 2017.

Ai ishte kohët e fundit Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin Skocez.