MPJ: Shkarkimi i ambasadorit në Japoni është bërë në procedurë të rregullt

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur se tërheqja e ambasadorit të deritashëm në Japoni është bërë në procedurë të rregullt, në përputhje me rregulloret ligjore dhe rregulloret e brendshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke respektuar të gjitha procedurat.

“Me këtë rast, na lejoni t’ju informojmë se Komisioni në kuadër të Ministrisë ka konstatuar arsye për tërheqjen e ambasadorit të cilat nuk përkojnë me sulmet e paraqitura nga VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesit e saj”, thonë nga MPJ.

Ata shtojnë se duke postuar spekulime dhe pretendime të paverifikuara që nuk janë konfirmuar, i shkaktohet dëm personal personit, familjes dhe njerëzve të tij të afërt.

“OVMRO-DPMNE me këtë sjellje jo vetëm që e ka humbur busullën morale, por dëmton drejtpërdrejt diplomacinë dhe marrëdhëniet me një vend mik siç është Japonia”, thuhet në fund të njoftimit.