MPJ e konfirmon: Në Mykonos janë arrestuar tre shtetas të RMV-së për trafikim të drogës

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë konfirmuar se tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar për trafikim të drogës në Mykonos të Greqisë, përcjell TV21. Nga MPJ nuk japin detaje shtesë ndërkaq theksojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke.

“Pas informacionit të publikuar në media, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë ka komunikuar me përfaqësues zyrtarë të institucioneve kompetente në ishullin grek Mykonos, nga ku është marrë informacion për tre shtetas të arrestuar të Maqedonisë së Veriut (O.P, G.P dhe N.T ), të dyshuar për trafik droge. Ambasada vazhdon të jetë në kontakt me institucionet zyrtare, nga ku së shpejti pritet të marrë një konfirmim zyrtar me shkrim për detajet e kësaj ngjarjeje”, thonë nga MPJ.