MPJ bullgare uron Maqedoninë e Veriut për festën e Ilindenit

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka dërguar një mesazh urimi në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Ilindenit.
“Gëzuar festën kombëtare të Maqedonisë së Veriut! Së bashku ruajmë kujtimin e bëmave të luftëtarëve për liri dhe barazi. Së bashku shikojmë drejt së ardhmes së përbashkët – Bashkimit Evropian”, shkruajnë nga MPJ bullgare në “Twitter”.

Më herët, presidenti Rumen Radev i ka dërguar një mesazh urimi kolegut të tij në RMV, Stevo Pendarovski me rastin e festës shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilinden – Ditën e Republikës, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.

Në mesazhin e urimit, presidenti bullgar thekson se këtë vit shënohet 120 vjetori i “Kryengritjes Ilinden-Preobrazhen – një ngjarje madhështore dhe domethënëse nga e kaluara e përbashkët historike dhe kulturore e Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi dhe vetëmohimi i heronjve të kryengritjes Ilinden-Preobrazhen është një nga urat e kohës që lidh dy vendet dhe qytetarët e tyre”, thekson kreu i shtetit bullgar.