MPB: Viti 2021 është viti me numrin më të ulët të viktimave

Viti i kaluar 2021 është viti me numrin më të ulët të viktimave në trafik në 15 vitet e fundit dhe të dhënat nga katër muajt e parë të vitit 2022 tregojnë se këtë vit vazhdon trendi i uljes së ndjeshme të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakulteti për Siguri nga Shkupi vazhdojnë me aktivitetet me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës së trafikut dhe në këtë mënyrë uljes së numrit të viktimave në komunikacion. Sot në Ohër filloi fushata e re parandaluese e cila synon kryesisht drejtuesit e motoçikletave, biçikletave dhe skuterëve elektrikë “mbani helmetë, vozitni në mënyrë të sigurt!”.

“Apeli jonë nga Ohri është Mbani helmetë mbroni jetën tuaj. Kemi shumë shembuj kur në aksident trafiku motoçiklisti ka mbetur gjallë pikërisht pse ka mbajtur helmetë, për këtë edhe njëherë apelojmë mbani helmetë dhe në këtë mënyrë mbroni jetën tuaj” – Toni Angellovski – MPB.