Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se alarmet për bomba në qendrat tregtare në Shkup janë të rreme. Siç thonë nga MPB, alarmet për bomba i kanë pranuar në adresën elektronike të Ministrisë, dhe pas pranimit të njoftimit janë ndërmarrë masat dhe veprime.
Njoftimi i plotë nga MPB.
Sot (19.04.2026), në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar porosi me kërcënim se në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese.
Menjëherë pas pranimit të njoftimeve janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse nga ana e nëpunësve policorë brenda dhe përreth objekteve, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme për bomba.



