MPB: Të rejshme janë raportimet për mjete shpërthyese në shkollat e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë bërë kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme për mjete shpërthyese në shkollat e Shkupit.

Sipas policisë, bëhet fjalë për raportime të rejshme në të gjitha shkollat.

“Menjëherë pas raportimeve, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet nga ekipet anti-terror dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thonë nga policia e Maqedonisë.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut me javë në mënyrë të vazhdueshme ballafaqohet me raportimet e rejshme për mjete shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, salla sportive dhe aeroporte.