MPB Shkup sanksionon 171 shoferë për mosrespektim të rregullave në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (28.09.2022) me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 gjoba, nga të cilat 14 sanksione për ngasje me shpejtësi të lejuar, 15 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 28 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorë, katër gjoba për kundërvajtje të kryera me motoçikletë, tetë gjoba janë vendosur për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), tetë sanksione për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për shofer fillestar, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit etj…

Kontrollet e shtuara të veprimit vazhdojnë.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.